ILINOIS, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Gratë me migrenë kronike dremisin më të shpesh gjatë ditës sesa ato që nuk janë të prekura nga kjo sëmundje dhe, sa më e rëndë të jetë gjendja, aq më shumë shoqërohet me kohëzgjatje të dremitjes, sipas Universitetit amerikan të Northwesternit, i botuar në revistën ”Behavioral Sleep Medicine”.
Studiuesit ekzaminuan lidhjen midis dhimbjes së kokës, dremitjes dhe gjumit të natës te 20 gra me migrenë kronike dhe 20 të shëndetshme, të krahasuara sipas moshës dhe gjinisë.
Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët e vetëvlerësimit, ditarët elektronikë dhe aktigrafinë e kyçit të dorës gjatë katër javëve.
Nga analiza e të dhënave doli se krahasuar me të ashtuquajturin grup kontrolli i përbërë nga gra të shëndosha, ato që jetonin me migrenë kronike raportuan një numër dukshëm më të lartë të ditëve me dremitje gjatë periudhës së studimit.
Analizat brenda grupit të njerëzve që vuanin nga kjo gjendje treguan lidhje të rëndësishme midis një ashpërsie më të madhe të dhimbjes së kokës dhe një kohëzgjatjeje më të gjatë të gjumit, me pasoja në gjumin e natës.
”Megjithëse gjetjet ofrojnë mbështetje për lidhjen midis ashpërsisë së dhimbjes së kokës, dremitjes dhe shqetësimeve të gjumit të natës, ato nuk përcaktojnë shkakun, pasi studimi nuk ishte krijuar për këto qëllime”, shkruajnë autorët./ /os/























