TIRANË, 21 prill /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 470 m3/s, ndërsa prodhimi është 8530 MWh.
“Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 278.06 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 169.28 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.07 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 320 m3/s, në HEC-in e Komanit 120 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 30 m3/s.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës llogaritet 8530 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 706.31 GWh.
/r.e/























