Ballina Bota

BERLIN – Gjermania dhe Polonia raportojne mijëra refugjatë ukrainas çdo ditë

BERLIN, 21 prill /ATSH-DPA/- Dy muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, mijëra banorë vazhdojnë të ikin nga vendi çdo ditë për të kërkuar strehim në vendet e BE-së.

“Pothuajse 2.9 milionë banorë janë larguar nga Ukraina drejt Polonisë, që nga fillimi i luftës”, njoftoi sot policia kufitare polake.

Megjithatë, të mërkurën rreth 22 300 refugjatë kaluan kufirin për në Poloni, 11% më pak se një ditë më pare.

Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, 779 000 banorë kanë udhëtuar në Ukrainë nga Polonia.

Sipas autoriteteve, shumica e tyre janë shtetas ukrainas, që udhëtojnë kryesisht në zonat ku ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin.

Nuk ka ende shifra zyrtare lidhur me numrin e refugjatëve të mbetur në Poloni apo të atyre që kanë udhëtuar në vendet e tjera të BE-së.

Ukraina kishte një popullsi prej 44 milionë banorësh përpara pushtimit rus, por miliona banorë janë larguar nga vendi që atëherë.

Polonia dhe Ukraina ndajnë një kufi prej mbi 500 kilometrash.

“Gjermania ka regjistruar 366 304 refugjatë nga Ukraina që nga fillimi i luftës”, raportoi Ministria Federale e Brendshme në Twitter, duke shtuar se çdo ditë vazhdojnë të mbërrijnë mbi 2 000 ukrainas.

Megjithatë, numri i saktë i refugjatëve nga Ukraina që kanë kërkuar strehim në Gjermani  nuk dihet ende, sepse zakonisht nuk ka kontrolle të palëvizshme në kufijtë e brendshëm të BE-së dhe ukrainasit mund të hyjnë pa vizë dhe të qëndrojnë për 90 ditë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Shëndetësisë: 79 të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID-19
Artikulli tjetër“EU4Schools”, ritme të shpejta punimesh për rindërtimin e kopshtit në Rrogozhinë