Ballina Flash

Parashikimi i motit, 19 prill 2022

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, moti sot parashikohet me diell si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura, këto të fundit më tepër prezente në zonën e jugut.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Lokalisht këto reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtër. Në relievet e larta malore në lindje do ketë reshje të dobëta dëbore. Mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-10 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/16 Re diell
Kukës 1/12 Re diell
Lezhë 7/16 Re diell
Dibër 0/10 Re diell
Durrës 8/19 Diell re
Tiranë 7/19 Diell re
Elbasan 6/19 Diell shi
Berat 6/16 Diell shi
Vlorë 7/16 Diell shi
Korçë 3/10 Diell shi
Gjirokastër 6/16 Diell shi
Sarandë 7/16 Diell shi

 

 

                                                               

                  

          

                         

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Zelensky kritikon vonesat e dërgesave të armëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/4/2022