Ballina Ekonomi

KESH: Rezerva energjetike në kaskadën e Drinit 673.7 GWh

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 360 m3/s, ndërsa prodhimi është 6450 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 360 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 277.02 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 171.05 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.38 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 250 m3/s, në HEC-in e Komanit 100 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës llogaritet 6450 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 673.7 GWh.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetja për bujqësinë, 35-vjeçari katërfishon sipërfaqet e mbjella në 2 vite
Artikulli tjetërKim takon kreun e ri të KLP-së: Integritet dhe transparencë për të siguruar llogaridhënie të prokurorëve