Ballina Flash

Policia Rrugore e Dibrës, 61 masa administrative

TIRANË, 14 prill /ATSH – I. Vata/ Policia Rrugore e Dibrës ka intensifikuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ushtruar kontrolle në qytet dhe në rrugët nacionale, të përqendruara kryesisht në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të shkeljeve që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si dhe të evidentimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve, që tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative.

Në këtë kuadër, Patrulla e Policisë Rrugore gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 61 masa administrative.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë vndosur “9 administrative masa për mos përdorim të rripit të sigurimit; 12 masa për parakalim të gabuar; 11 masa për shkelje të sinjalistikës rrugore; 2 masa për drejtim mjeti nën efektin alkoolit; 2 masa për pajisje shtesë (drita vezulluese) dhe pezullim i lejes së drejtimit; 10 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 2 masa për xhama të riveshur; 13 masa për pushime e qendrime të gabuara”.

Policia Rrugore e Dibrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për të gjithë shkelësit që këto rregulla t’i zbatojnë me rigorozitet, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIndustria agroushqimore zë rreth 4% të PBB-së
Artikulli tjetërForcimi i kontrollit në pikat kufitare, Dogana-Polici urdhër të përbashkët