Ballina Ekonomi

AKU, 162 inspektime në 24 orët e fundit

TIRANË, 13 prill /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer në shkallë vendi 162 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas AKU-së, 258 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 7 mostra për analiza laboratorike.

Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 55 kv produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, 3.22 kuintalë produkte ushqimore janë bllokuar bazuar në njoftimin e ardhur nga sistemi RASFF dhe 42 mostra janë marrë gjatë kontrolleve zyrtare në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar dhe janë kryer 64 analiza laboratorike.

AKU njofton se është dhënë 1 masë administrative gjobë vlerë 10 000 lekë për mungesë të dezinfektimit dhe higjienës, si dhe janë dhënë 32 masa administrative paralajmërim për disa shkelje të lehta të konstatuara.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGazheli: Bashkëpunim rajonal për lehtësimin e tregtisë
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE bie dakord për ndihmën ushtarake prej 500 milionë euro për Ukrainë