Ballina Flash

UEFA njofton rregulla të reja financiare

ZYRIH, 10 prill /ATSH-AA/- Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi sot rregulloret e reja të licencimit të klubeve dhe qëndrueshmërisë financiare.

“Rregullorja kufizon shpenzimet për pagat, transferimet dhe tarifat e agjentëve në 70 për qind të të ardhurave të klubit. Vlerësimet do të kryhen në kohën e duhur dhe shkeljet do të rezultojnë në dënime të paracaktuara financiare dhe masa sportive”, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas një takimi i posaçëm të komitetit në Zvicër.

Organi qeverisës i futbollit evropian vuri në dukje se rregulloret janë reforma e parë e madhe e rregulloreve të financave që nga prezantimi në vitin 2010.

UEFA tha se humbjet e pranueshme do të dyfishoheshin nga 30 milionë euro në 60 milionë euro gjatë një periudhe trevjeçare, por “kërkesat për të siguruar vlerën e drejtë të transaksioneve, për të përmirësuar bilancin e klubeve dhe për të reduktuar borxhet janë forcuar ndjeshëm”.

UEFA shtoi se rregulloret e reja do të hyjnë në fuqi në qershor dhe do të zbatohen gradualisht gjatë tri viteve për të lejuar që klubet të përshtaten.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPallati i Kulturës në Kamzë merr emrin e Dëshmorit të Atdheut, Artan Cuku
Artikulli tjetërKIEV – BM dërgon gjeneratorë për sigurimin e energjisë