Ballina Flash

Rrjet i ri ujësjellësi në Berat

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Sistemi i ujësjellës kanalizimeve i Beratit nga një rrjet i viteve 1970 tejet i amortizuar, pritet që brenda këtij viti të transformohet në 44 kilometra rrjet të ri shpërndarës dhe 11.5 km linjë kryesore dhe dytësore.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve bëri të ditur se nga investimi që po kryhet përfitojnë 64 mijë banorë të këtij qyteti.

“24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 64.000 banorë. Rrjeti i ujësjellësit të Beratit, një investim i nevojshëm prej dekadash, transformon rrënjësisht sektorin e ujësjellës kanalizimeve në këtë bashki”, bën të ditur AKUM.

Impakti i këtij investimi lidhet me përmirësimin e sasisë së ujit për frymë. Ky investim, vjen si pjesë e Programit Infrastruktura Bashkiake II-III, me financimin e qeverisë shqiptare, qeverisë gjermane (KfW), Bashkimit Europian dhe qeverisë zvicerane (SECO).

Në kuadër të këtij investimi janë instaluar 4950 ujëmatës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Epitaf”, ekspozita me punime të qëndisura të traditës etnografike shqiptare
Artikulli tjetërStoltenberg: NATO e gatshme të furnizojë Ukrainën me armë në vitet në vijim