Ballina Bota

BM – Scholz takon Johnson në Downing Street

BERLIN, 8 prill/ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Boris Johnson do të zhvillojë sot nje takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku do të diskutojnë mënyrat sesi të ndihmojnë vendet evropiane për të hequr dorë nga gazi rus pas sulmit te Rusisë në Ukrainë.

Pas takimit është planifikuar gjithashtu një konferencë për shtyp. Johnson pritet t’i ofrojë ndihmë Berlinit për të reduktuar varësinë e tij nga eksportet e energjisë ruse.

Britania e Madhe është zotuar se do të ndërpresë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Gjithashtu Bashkimi Evropian njoftoi dje se anëtarët kishin rënë dakord për vendosjen e sanksioneve të reja që përfshinin një embargo ndaj importeve të qymyrit rus.

Gjermania është përballur me kritika nga Ukraina dhe vende të tjera evropiane, përfshirë Poloninë, të cilët pretendojnë se ka qenë shumë e ngadaltë për të hequr dorë gradualisht nga energjia ruse.

Robert Habeck, ministri gjerman i Ekonomisë dhe Energjisë ka njoftuar planet për të ndaluar importin e naftës dhe qymyrit nga Rusia këtë vit, dhe gazit deri në mesin e vitit 2024.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSigurimi i detyrueshëm motorik, primet arrijnë 1.7 miliardë lekë
Artikulli tjetërDurrës, çelet ekspozita “Fatet e të mbijetuarve shqiptarë në Kampin e Mauthausen”