Ballina Bota

UELLINGTON- Edhe Zelanda e Re i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë

UELLINGTON, 6 prill /ATSH-DPA/ Zelanda e Re do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë në përgjigje të mizorive të kryera kundër civilëve, njoftoi qeveria.

”Një tarifë 35% do të vendoset për të gjitha importet nga Rusia dhe Zelanda e Re do të zgjasë ndalimet ekzistuese të eksportit për produktet industriale të lidhura ngushtë me industritë strategjike ruse”, theksoi ministrja e Jashtme Nanaia Mahuta.

”Sanksionet e reja kanë qenë përgjigja më e rëndësishme ekonomike e Zelandës së Re ndaj pushtimit rus deri më sot”, theksoi ajo.

“Imazhet dhe raportet që dalin për mizoritë e kryera kundër civilëve në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës janë të neveritshme dhe të dënueshme dhe Zelanda e Re vazhdon t’i përgjigjet akteve të pakuptimta të agresionit të presidentit rus Vladimir Putin”, shtoi ajo.

Ministri i Tregtisë Damien O’Connor tha se Zelanda e Re do të ndalojë eksportin e produkteve të tilla si pajisjet dhe motorët e TIK, duke dërguar një mesazh të qartë se ”Zelanda e Re nuk do të financojë ose mbështesë makinën ruse të luftës”.

Masa vjen pas sanksioneve të tjera që synojnë Putinin, anëtarët e qeverisë së tij, oligarkët rusë, udhëheqësit e lartë ushtarakë rusë dhe individë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/4/2022
Artikulli tjetërFOKUS – SHBA ”pro” krijimit të bazave të përhershme në krahun lindor të NATO-s