Ballina Flash

Parashikimi i motit, 6 prill 2022

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe pasdite do ketë shtim gradual të vranësirave.
Në veriperëndim në orët e mbrëmjes vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zona malore 4 deri 18°C
Në zona e ulëta 8 deri 22°C
Në zona bregdetare 9 deri 22°C
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – E zemëruar nga vrasjet në Bucha, BE-ja propozon raundin e ri të sanksioneve ndaj Rusisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/4/2022