Ballina Bota

SHBA – Biden: Putini duhet të gjykohet për krime lufte

UASHINGTON, 4 prill /ATSH-DPA/ Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të gjykohet për krime lufte pasi imazhet e krimeve të dyshuara ruse në Bucha kanë tronditur botën.

“Ai duhet të mbajë përgjegjësi”, deklaroi sot Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky njeri është i egër dhe ajo që po ndodh në Bucha është mizore dhe të gjithë e kanë parë”, tha Biden.

Presidenti Biden shtoi se ishte një “krim lufte”. “Hetimet duhet të mbledhin të gjitha detajet në mënyrë që të zhvillohet një gjyq për krimet e luftës”, tha Biden.

Ai tha gjithashtu se Uashingtoni do të vazhdojë të ashpërsojë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës.

“Unë do të vazhdoj të shtoj sanksionet. SHBA-ja do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë për të luftuar agresorët rusë”, tha Biden. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 43 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërOsmani: Në çdo takim mbrojta interesat e shtetit sovran të Kosovës