TIRANË, 2 prill/ATSH/ Edhe pse jemi futur në stinën e pranverës, në Theth kanë filluar reshjet e dëborës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kontraktori i mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese ka bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa problem.
Parku Kombëtar Theth i cili gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në veri të Shqipërisë, është shndërruar në një panoramë mahnitëse ku bardhësia e dëborës ndërthuret me natyrën e egër alpine.
Vizitorët në këtë park mund të shijojnë peizazhin e mrekullueshëm si dhe të eksplorojnë shtigjet interesante që janë atraktive për turistët e aventurës.























