Ballina Flash

Parashikimi i motit, 1 prill 2022

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga vlera të ulëta të presionit dhe masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Hera herës dhe në periudha jo afatgjata reshjet me intensitet deri të lartë në një pjesë të madhe të territorit në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin dhe zonat luginore me shpejtësi mesatare 2-8 m/s dhe maksimale 13-18 m/s duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit të forcës 4 deri 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/14 Re shi/stuhi
Kukës 10/13 Re shi/stuhi
Lezhë 11/15 Re shi/stuhi
Dibër 9/12 Re shi/stuhi
Durrës 11/15 Re shi/stuhi
Tiranë 12/15 Re shi/stuhi
Elbasan 11/16 Re shi/stuhi
Berat 12/15 Re shi/stuhi
Vlorë 14/16 Re shi/stuhi
Korçë 9/12 Re shi/stuhi
Gjirokastër 11/14 Re shi/stuhi
Sarandë 10/14 Re shi/stuhi

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pentagoni paralajmëron për rrezikun e shtuar të sulmeve ajrore në Kiev
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/4/2022