MOSKË, 31 mars /ATSH-DPA/- Rusia ka vendosur të ndalojë përkohësisht eksportin e farave të rapit dhe lulediellit që nga premtja.
“Ndalimi i eksporteve do të zgjasë deri në fund të gushtit”, njoftoi sot Ministria e Bujqësisë në Moskë.
Gjithashtu, eksportet e vajit të lulediellit do të kufizohen në 1.5 milionë tonë nga mesi i prillit deri në fund të gushtit. Plani synon të sigurojë furnizime për klientët rusë në kuadër të rritjes së kërkesës dhe çmimeve.
Në Rusi, kohët e fundit, çmimet e shumë produkteve ushqimore kanë shënuar një rritje për shkak të sanksioneve drastike perëndimore pas pushtimit rus në Ukrainë.//a.i/























