Ballina Bota

BM – Rritje e paprecedentë historike e çmimit të gazit

LONDËR, 31 mars /ATSH-DPA/ – Rregullatori britanik i energjisë, OFGEM ka njoftuar rritjen e çmimit të gazit duke filluar nga nesër, 1 prill.

Familjet britanike do të shohin rritjen më të madhe të kostos së energjisë në histori nga e premtja, kur faturat do të rriten me 54% ose pothuajse 700 sterlina (920 dollarë), në pak më pak se 2 000 sterlina në vit.

Rregullatori OFGEM u detyrua të rriste kufirin e çmimit të energjisë në një rekord prej 1 971 sterlina për një familje të zakonshme, pasi çmimet e gazit u rritën në nivele të larta të paprecedenta.

Organizata bamirëse për të varfërit për lëndët djegëse ”National Energy Action” (NEA) paralajmëroi se kostoja e ngrohjes së një shtëpie mesatare tani është dyfishuar përgjatë këtyre 18 muajve duke i lënë 6,5 milionë familje të paafta për të jetuar në një shtëpi të ngrohtë dhe të sigurt, në të gjithë Britaninë e Madhe./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Hapen 318 kuota për specializimet në Mjekësi
Artikulli tjetërGjiknuri: Projekti i BE-së financon 360 fermerë në zonën e Librazhdit