Ballina Flash

Parashikimi i motit, 29 mars 2022

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirat kalimtare hera-herës deri të dendura.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave të dendura në relievet malore në lindje do ketë reshje shiu të dobëta dhe lokale. Këto reshje lokalisht edhe në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina deri në 5-8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/19 Diell re kalimtare
Kukës 2/17 Diell re kalimtare
Lezhë 6/19 Diell re kalimtare
Dibër 2/16 Diell re kalimtare
Durrës 8/19 Diell re kalimtare
Tiranë 8/20 Diell re kalimtare
Elbasan 6/21 Diell re kalimtare
Berat 4/18 Diell re kalimtare
Vlorë 7/18 Diell re kalimtare
Korçë 3/15 Diell re kalimtare
Gjirokastër 4/18 Diell re kalimtare
Sarandë 6/19 Diell re kalimtare
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Elon Musk rezulton pozitiv
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/3/2022