Ballina Flash

Ekspozohen për publikun objekte të muzeut “Marubi”

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Objekte që ruhen në arkivin e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër janë ekspozuar për publikun.

Ekspozita “Expose”, e çelur nën kujdesin e kuratores Orestia Kapidani, duket si një udhëtim në kohë dhe laboratorët e mjeshtërve të fotografisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se këto objekte janë trajtuar dhe prekur nga baballarët e fotografisë shqiptare.

“Objekte të trajtuara e të prekura nga baballarët e fotografisë shqiptare, pjesë e koleksionit që ruhet në arkivin e Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër, janë ekspozuar për publikun nën kujdesin e kuratores Orestia Kapidani. “Expose”, një udhëtim në kohë dhe laboratorët e mjeshtërve të fotografisë”, theksoi Margariti duke sjellë momente nga ky aktivitet.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Ministrja e Brendshme: Nuk nevojiten kuota fikse të BE-së për refugjatët ukrainas
Artikulli tjetërCOVID-19, MSHMS: 27 të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit