Ballina Flash

32 vite nga demonstrata antikomuniste në Kavajë

TIRANË, 26 mars/ATSH – I. Vatan- Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, publikoi sot dosjen e ngjarjeve në Kavajë në vitin ’90 në përmbysjen e diktaturës.

Dosja mban nr. 641 vitit 1990, “Mbi ngjarjet e ndodhura në qytetin e Kavajës, komentet, reagimet, arrestimet dhe masat e mara si dhe plagosja e një polici, etj. “ përmban dokumente zyrtare, raporte e urdhëresa mbi këtë ngjarje, ë kanë nisur të krijohen në 2.03.1990 dhe kanë përfunduar më 14.12.1990.

Sipas raporteve  të policisë së kohës: “Në datën 26.03.1990  një grup keqbërësish mblidhen para rajonit të policisë, thyejnë xhama dhe hedhin parulla armiqësore: “Liri Demokraci”, “Poshtë diktatura”, “Poshtë dinastia”. Kjo ngjarje ndodhi pas ndeshjes “Besa”-“Partizani” në stadiumin e Kavajës. Një natë më parë ishin shpërndarë fletushka me thirrjen për të protestuar në minutën e ’80 të ndeshjes, kundër vështirësive ekonomike dhe udhëheqjes.

Thirrjet për protestë në ndeshjen “Besa”- “Partizani” në minutën e ‘80 të ngrihemi lart e të thërrasin pa pushim “Liri- Demokraci”, “Le t’i lajmë me gjakun tonë shkallët e stadiumit. “Propaganda komuniste është fund e krye mashtrim.” Numri i të rinjve ishte prej 200-300 veta, sipas raportimeve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Mbështetje për familjet e reja, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes
Artikulli tjetërFOKUS- Kievi zyrtar: Që nga fillimi i luftës janë vrarë 16 400 ushtarë rusë