Ballina Flash

Parashikimi i motit, 21 mars 2022

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta të presionit atmosferik dhe masave ajrore të thata me origjinë verilindore.

Moti parashikohet i kthjellët me  zhvillime vranësirash në relievet malore lindore dhe në pjesën jugore në mesditë. Ngrica në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 2-7 m/sek, në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 10-15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/14 Diell
Kukës            -2/9 Diell pak re
Lezhë 2/14 Diell
Dibër -4/10 Diell pak re
Durrës 1/15 Diell
Tiranë 4/16 Diell
Elbasan 3/13 Diell
Berat -2/15 Diell
Vlorë 4/15 Diell pak re
Korçë -2/6 Diell pak re
Gjirokastër -3/13 Diell pak re
Sarandë 1/15 Diell pak re

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSula në market në Rrogozhinë: Shqiptarët duan masa për të ulur çmimet
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/3/2022