Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 mars 2022

TIRANË, 20 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe për ditën e diel vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta të presionit atmsoferik dhe masave ajrore të thata me origjinë verilindore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Parashikohen ngrica në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim lindje – verilindje me shpejtësi 2-8m/sek, në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi  deri në 10-15m/sek,  shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/12 Diell
Kukës -4/6 Diell
Lezhë 2/12 Diell
Dibër -5/5 Diell
Durrës 3/14 Diell
Tiranë 3/14 Diell
Elbasan 3/14 Diell
Berat -2/12 Diell
Vlorë 4/13 Diell
Korçë -5/5 Diell
Gjirokastër -2/11 Diell
Sarandë 2/13 Diell

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia: Nuk u ndërhy për shpërndarjen e protestës, por për lirimin e rrugës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/3/2022