TIRANË, 19 mars/ATSH/- Vaksinimi masiv vijon në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2, 112 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 13 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit (ose 26 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).
Në total janë kryer 2,744, 935 vaksinime antiCOVID.
Numri i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.






















