Ballina Flash

Parashikimi i motit, 18 mars 2022

TIRANË, 17 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në formë pikash në pjesën jugore.

Në relievet malore mbi 500 metër lartësi, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët dhe ngrica në zonat e thella malore.

Era do të fryjë me drejtim lindje – verilindje me shpejtësi 1-8m/sek, në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri ne 10-15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/14 Re diell
Kukës 2/8 Re diell
Lezhë 3/16 Re diell
Dibër -2/11 Re diell
Durrës 7/17 Re diell
Tiranë 8/18 Re diell
Elbasan 5/18 Re diell
Berat 4/17 Re diell
Vlorë 8/16 Re shi diell
Korçë -3/9 Re bore diell
Gjirokastër 1/15 Re diell
Sarandë 3/15 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/3/2022