TIRANË, 18 mars/ATSH – I. Vata/ Organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimeve i kanë cilësuar si të pamjaftueshme masat e qeverisë për përballimin e krizës dhe lajmëruan sot se do të vazhdojnë protestën të shtunë me 19 mars para Kryeministrisë.
Organizatorët prezantuar kërkesat që lidhen me heqjen e taksës së qarkullimit dhe pezullimin e TVSH-së për produktet bazë të shportës.
Protestuesit kanë lënë si afat 19 marsin për plotësimin e kërkesave të tyre.
“Kërkesat dhe propozimet tona të cilat janë përpiluar me të gjitha grupet e interesit, janë përpiluar në mënyrë të tillë që të përballohet në mënyrë efektive kriza dhe të garantohet mirëfunksionimi i treguat. Këto masa mbështeten në tre shtylla kryesore: Ulje e barrës Fiskale, Hetim dhe mbikëqyrje për mirëfunksionim te tregut dhe mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë”, tha një nga organizatoret.
Ata bënë të ditur se të shtunën në orën 11:00 do të nisë marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë dhe në rast të mosplotësimit të kërkesave, organizatorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave.























