UASHINGTON, 17 mars /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur presidentin rus Putin një “diktator vrasës”.
“Republika po qëndron e bashkuar kundër një diktatori vrasës, një banditi të pastër që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”, deklaroi sot Biden në Uashington.
“Dhe Putini po paguan një çmim të madh për agresionin e tij”, shtoi Biden.
Biden iu drejtua të mërkurën presidentit rus Putin me një gjuhë të ashpër, duke e quajtur atë një “kriminel lufte”.
“Unë mendoj se ne jemi në një luftë të vërtetë midis autokracive dhe demokracive”, tha ai duke folur për “një pikë kthimi në histori” në kuadër të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.//a.i/























