Ballina Bota

COVID-19 – Britania e Madhe heq të gjitha kufizimet

LONDËR, 15 mars /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe ka eliminuar të gjitha kufizimet e udhëtimeve kundër Covid-19, deklaroi ministri i Transporti, Grant Shapps, duke vënë në dukje se kjo ishte e mundur falë fushatës së gjerë të vaksinimit.

Sipas Shapps tashmë nuk do t’ju duhet më të plotësoni formularin në internet i njohur si ”Formulari i pasagjerëve”, në të cilin vërtetohet statusi i vaksinimit, vendbanimi në Britaninë e Madhe dhe mbi të gjitha detyrimin e testeve anti-Covid-19.

Lajmi është u prit me kënaqësi nga kompanitë që menaxhojnë aeroportet, duke filluar nga ai i Londrës ”Heathrow”, që kishte përjetuar një rënie drastike të udhëtarëve gjatë pandemisë dhe se ka shpallur synimin e saj për të eliminuar detyrimin për pasagjerët të mbajnë maskën brenda strukturave të tyre./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdarja në burim e mbetjeve të riciklueshme, model edhe në zona të tjera të bashkisë Sarandë
Artikulli tjetërBorrell: Shqipëria një nga aleatet më të besueshme të BE, negociatat të hapen gjatë presidencës franceze