TIRANË, 14 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Të pranishme do të jenë ngricat në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-8 m/sek shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/14 | Diell |
| Kukës | -3/9 | Diell |
| Lezhë | 2/14 | Diell |
| Dibër | -5/7 | Diell |
| Durrës | 3/17 | Diell |
| Tiranë | 2/16 | Diell |
| Elbasan | 1/17 | Diell |
| Berat | -2/14 | Diell |
| Vlorë | 3/16 | Diell |
| Korçë | -5/6 | Diell |
| Gjirokastër | -2/12 | Diell |
| Sarandë | 2/17 | Diell |




















