PRISHTINË, 14 mars /ATSH/ Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 096.
Në total numri i rasteve aktive është 637.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19.












