Ballina Flash

Pesë spitale nuk kanë pacientë me COVID-19

PRISHTINË, 13 mars /ATSH/ Në pesë spitale të përgjithshme në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, nuk ka të shtruar asnjë pacientë për trajtim spitalor nga COVID-19.

Sipas njoftimit të SHSKUK, Spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë raportuar se nuk kanë pacientë me COVID-19. Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë vetëm 3 pacientë me COVID-19.

Në Klinikën Infektive në trajtim janë 11 pacientë, prej tyre, 4 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi në tërë ShSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtruar 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDy vite nga raportimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, 3124 humbje jete
Artikulli tjetërRama: S’do ketë rritje të çmimit për transportin urban