Ballina Aktualitet

Bota është solidarizuar me Ukrainën

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Qindra mijëra qytetarë në të gjithë botën po vijojnë protestat kundër luftës në Ukrainë.

Në Stamboll, në Turqi, në Nju Jork dhe Uashington, në SHBA, në Berlin, në Gjermani, në Romë, në Itali, në Vilnuis në Lituani, në Colombo, Sri Lanka, në Athinë në Greqi, në Paris, në Brazil, e madje edhe në Shën Petersburg, në Rusi, protestuesit kanë mbushur sheshet me flamurin e Ukrainës në duar dhe pankartat “Stop luftës”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi sot pamje nga protestat nga e gjithë bota.

“Në qytete anembanë botës, qytetarët ndërkombëtarë po ngrenë zërin kundër sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës dhe po bashkohen dhe po tregojnë mbështetje për popullin e Ukrainës”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

Kjo e diel shënon ditën e 18-të të luftës në Ukrainë, ndërsa situata sa vjen e tensionohet edhe më shumë. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky kërcënon mbështetësit e Rusisë në Ukrainë
Artikulli tjetërRama: Nuk jemi këtu për të ulur naftën për X5 që bllokojnë rrugët