Ballina Aktualitet

Duma jep dorëheqjen si nënkryetare e PD-së

TIRANË, 9 mars /ATSH – I. Vata/ Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dhënë sot dorëheqjen nga funksionet e saj në PD.

Ajo ka njoftuar dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së, pasi kryetari i PD-së Basha nuk mori parasysh kërkesën e shumicës së grupit parlamentar të PD-së për dorëheqjen e tij.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij. Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike  të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të japë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputet, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi  shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë. Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroi që jap dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët. Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë”, shprehet Duma.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Morawiecki: Ushtria ruse po kryen krime lufte në Ukrainë
Artikulli tjetërParandalimi kultivimit të kanabisit, takime sensibilizuese në Mat