Ballina Flash

Parashikimi i motit, 8 mars 2022

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë kryesisht mot i vranët me intervale të pakta kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në mesditë dhe pasdite, kryesisht në zonën e jugut.

Në relievet malore do ketë borë me intensitet të ulët dhe pasdite me intensitet mesatar në juglindje. Lokalisht dëbora do të prekë dhe lartësitë kodrinore. Mjegull dhe mjegullinë nga reshjet e shiut dhe të borës. Ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –verilindje 1-7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/7 Re shi/bore
Kukës -2/0 Re borë
Lezhë 2/8 Re shi
Dibër -4/-1 Re borë
Durrës 3/8 Re shi
Tiranë 3/8 Re shi
Elbasan 2/8 Re shi/bore
Berat 1/8 Re shi
Vlorë 2/7 Re shi
Korçë -4/0 Re borë
Gjirokastër -1/7 Re shi/borë
Sarandë 2/8 Re shi

 

 

                                                               

                 

           

                          

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Rusia kërcënon se do të ndalojë furnizimin me gaz përmes “Nord Stream 1”
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/3/2022