Ballina Ekonomi

Valbona e mbuluar nga bora, ARRSH: Rruga e hapur

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Në Valbonë, një nga destinacionet turistike malore më të bukura në veri të vendit vijojnë reshjet e borës, ndërsa Autoriteti Rrugor bën të ditur se rruga është e hapur.

Sipas ARRSH-së, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

“Në Valbonë ka reshje bore. Mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e plotë të aksit. Rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të jenë të pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore për në zonat malore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, bën të ditur ARRSH.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta në Ukrainë, Rama ndan foton zemërthyese
Artikulli tjetërKosovë, 46 raste të reja me COVID-19