TIRANË, 6 mars /ATSH – I. Vata/ Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Dibër, Ulsi Manja pas përfundimit të votimit në këtë bashki për zgjedhjet e pjesshme lokale, deklaroi se tashmë po pritet me qetësi numërimi i votave.
Në reagimin e tij pas mbylljes së qendrave të votimit, Manja falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive në zgjedhje.
“Dua të falënderoj çdo dibrane e dibran që sot sfidoi kohën e keqe dhe shkoi në qendrat e votimit duke ushtruar të drejtën e zgjedhjes dhe treguar qytetari. Presim me qetësi e besim numërimin dhe vendimin e zgjedhësve, por pjesëmarrja masive, është fitorja e parë e PS-së në Dibër”, u shpreh Manja. /j.p/












