ROME, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Në një fjalim drejtuar sot ukrainasve, presidenti Volodymyr Zelenskiy vlerësoi format e shumta të rezistencës që njerëzit kanë zgjedhur për të kundërshtuar pushtimin rus dhe e quajti vendin e tij “një superfuqi të shpirtit”.
”Vendi po tregon më të mirën e aftësive të tij, ushtarët po luftojnë, por edhe njerëzit e zakonshëm gjithashtu po mbrojnë qytetet, spitalet dhe zjarrfikësit”, theksoi Zelensky.
Presidenti Zelensky nxiti banorët e zonave të pushtuara të protestojnë nëse është e mundur.
”Në 10 ditë luftë, Ukraina bashkoi miliona njerëz, të cilët janë bërë një”, deklaroi presidenti ukrainas./ a.jor.























