Ballina Flash

66 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 5 mars /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës.

“Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 1.543 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 252 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.184, thuhet në njoftim.

Në total numri i rasteve aktive është 1.278.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQytetarët vizitojnë FSK-në në 24-vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së
Artikulli tjetërKQZ autorizon bashkinë Shkodër për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave votimi