TIRANË, 4 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto nga Thumana e rilindur pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Thumana Live – Për ta mbyllur ditën me një buzëqeshje”, shprehet Rama në foton e publikuar.
Thumana e rilindur në prag të festave, dy vite pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, me një lagje të re model të ringritur mbi gërmadha, ku 278 familje hynë në shtëpi të reja, komode dhe të sigurta si asnjëherë më parë.
/r.e/























