TIRANË, 3 mars/ATSH/ Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Lushnjë, Indrit Sefa përcolli problemet kryesore të qytetit përmes një spoti elektoral.
“Investimet mungojnë në qytet, prapambetja është e kudondodhur. Prej 15 vitesh taksat nuk shkojnë për shërbimet ndaj njerëzve. Rrugët janë si në mesjetë, por bashkia nuk investon”, tha ai.
Po ashtu, Sefa tha se “gati gjysma e buxhetit, 6 nga 13 miliardë lekë shkon për rroga dhe jo për investime dhe punësim”.
Në emër të ndryshimit, Indrit Sefa u bën thirrje lushnjarëve të votojnë avokatin e tyre në krye të bashkisë.
“Bashkë do t’ia dalim të sjellim ndryshimin. Lushnjarët meritojnë më të mirën dhe më e mira është vota për PD, është vota për ndryshimin, është vota për nr. 2”, është thirrja e Indrit Sefës 3 ditë para zgjedhjeve.
/m.m/a.a/r.e/












