TIRANË, 3 mars/ATSH/ Pranvera është stina që të gjithë e duan, diell, ngjyra dhe kopshte të lulëzuara ngado.
Pas dimrit të gjatë dhe të zymtë, të parat që paralajmërojnë pranverën janë sythat e gjetheve të para, si dhe temperaturat më të ngrohta. Gjithashtu pemët kanë një pamje të freskët, të gjelbër dhe plot lulëzim.
Kryeministri Edi Rama ndau sot disa fotografi me pamje nga ardhja e pranverës në qytetet e vendit.
“Mirëmëngjes me ngjyrat e marsit”, shprehet Rama.
Sezoni i pranverës fillon në 20 mars që përkon edhe me ekuinoksin pranveror.
/k.s/j.p/r.e/






















