KALIFORNI, 2 mars /ATSH-AA/ – Kompania teknologjike ”Apple” ka ndërprerë shitjen e të gjitha produkteve të saj në Rusi.
Në një deklaratë nga ”Apple” thuhet se “kompania ka një shqetësim të thellë nga pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës”.
Më tej thuhet se kompania mbështet përpjekjet humanitare dhe ka siguruar ndihmë ndaj krizës së refugjatëve dhe se ka bërë çdo gjë që mundet për të mbështetur ekipet e saj në rajon.
“Kompania ka marrë një sërë masash si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Rusisë. Janë ndërprerë shitjet e të gjitha produkteve të ‘Apple’ në Rusi”, thuhet në deklaratë./ /os/





















