Ballina Aktualitet

Bushati takim me gratë: Do sjell modelin e përkushtimit për Shkodrën

TIRANË, 23 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kandidati i PD-së, Xhemal Bushati ka zhvilluar sot një takim në Shkodër me gratë dhe vajzat shkodrane, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 6 marsit

Bushati deklaroi se do të sjellë një model tjetër, atë të përkushtimit për Shkodrën duke pasur në vëmendje fuqizimin e rolit të gruas.

“Super entuziazmi i takimit të sotëm me gratë shkodrane është garancia e ndryshimit që po vjen për Shkodrën. Shpalosëm një tjetër model për Shkodrën. Modelin e përkushtimit dhe të dashnisë për Shkodrën përballë modelit të interesave dhe përplasjes. Jemi me fat që në këtë mision tonin për Shkodrën kemi bekimin e nënave dhe guximin e grave shkodrane. Kjo është Super Shkodra që të gjithë njohim, Super Shkodra që të gjithë duam!”, tha ai.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakWilliam & Kate: Jemi me presidentin dhe popullin e Ukrainës
Artikulli tjetërCOVID-19, MSHMS: 111 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit