Ballina Aktualitet

Sefa: Lushnja, bashki model në shërbimin e qytetarëve

TIRANË, 25 shkurt/ATSH – I. Vata/ Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Lushnjës Indrit Sefa ka zhvilluar sot takime me qytetarë të Lushnjës.

Sefa thekson se jam i vendosur për të bërë gjithçka që Lushnja të shndërrohet në modelin e shërbimit për qytetarin.

“Duke dëgjuar zërin e njerëzve, kam kuptuar se arroganca dhe harbutëria janë dy armiq publik. Pas 6 Marsit, çdo lushnjar do të trajtohet me dinjitet. Çdo zyrë e bashkisë ose do të shërbejë siç duhet, ose nuk do të ekzistojë! Jam i vendosur për të bërë gjithçka që Lushnja të shndërrohet në modelin e shërbimit për qytetarin! Për këtë, na duhet vota e të rinjve! Ne të rinjtë do të sjellim ndryshimin dhe do ta realizojmë atë për Lushnjën”, shprehet ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati: Pezullohet dërgimi i objekteve postare drejt Ukrainës
Artikulli tjetërFluksi i aplikimeve për Skemën Kombëtare mbingarkon sistemin, rihapen nesër