Ballina Aktualitet

Basha: Indrit Sefa, njeriu që do të punojë për Lushnjën

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi sot qytetarët e Lushnjës t’i besojnë kandidatit të Partisë Demokratike Indrit Sefa, bashkinë në zgjedhjet e 6 marsit.

Gjatë takimit me qytetarët e Lushnjës, në mbështetje të kandidatit të PD për bashkinë,  Basha u shpreh se Indrit Sefa, është njeriu që do të punojë për qytetin, për bashkinë dhe për të gjithë lushnjarët.

“Zgjedhja e një njeriu jo vetëm me një fytyrë njerëzore, por me një moral dhe me një botëkuptim të ri është një avantazh i patejkalueshëm për Partinë Demokratike”, tha ai.
Basha vlerësoi se Sefa përfaqëson modelin e ri politik, atë të vlerave dhe punës ndaj qytetarëve dhe jo modelin e korrupsionit dhe të bandave.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada amerikane në Tiranë ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas
Artikulli tjetërBalla dhe Braçe, takim në Krutje: Aleanca jonë është vetëm me qytetarët