Ballina Aktualitet

Kryemadhi: Solidaritet të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehu sot solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe popullin e saj”, tha Kryemadhi në një reagim.

“Ne dënojmë me forcë sulmin brutal nga forcat militare të Rusisë mbi ta, dhe qëndrojmë të vendosur me aleatët dhe partnerët tanë në NATO dhe BE, për një përgjigje të përbashkët dhe definitive, që garanton paqen dhe sigurinë e popullit të Ukrainës dhe botës”, u shpreh Kryemadhi.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkzaminimi i punonjësve për përdorimin e lëndëve narkotike, përjashtohet një polic
Artikulli tjetërNikolla: Shqipëria krah NATO dhe BE në mbështetje të Ukrainës