Ballina Bota

KIEV – Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme 30-ditore

KIEV, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Një gjendje e jashtëzakonshme 30-ditore u shpall në Ukrainë, nën dritën e tensioneve ushtarake me Rusinë në kufirin lindor, deklaroi Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurimit të vendit.

Lëvizja mund të nënkuptojë se ”ukrainasit do të urdhërohen të qëndrojnë në shtëpi ose të vendosen nën shtetrrethim”.

Vendi është në alarm pas vendimit të Rusisë këtë javë për të njohur dy rajone të shkëputura në Ukrainën Lindore si vende të pavarura dhe për të lejuar forcat ushtarake ruse të hyjnë për të parandaluar atë që Kremlini këmbëngul se është një tentativë gjenocidi kundër etnitetit rus./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrioritetet e Guvernatorit të BSH-së për mandatin e dytë
Artikulli tjetërVijojnë punimet në aksin Elbasan–Librazhd në Murrash për mbrojtjen e skarpatave