Ballina Aktualitet

Spiropali: Shqipëria në vendin e parë për transformimin digjital dhe shërbimet

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë sot në punimet e ministerialit rajonal për Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik, të organizuar nga OECD/SIGMA, një nga forumet kryesore ku përfaqësuesit e lartë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor prezantojnë rezultatet dhe progresin lidhur me këtë reformë të rëndësishme.

Spiropali theksoi se “qeveria shqiptare paraqet performancë lider krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në vlerësimin e SIGMA-s për vitin 2021, të kryer në lidhje me performancën për 48 principe në 6 fusha të Mirëqeverisjes dhe Administrimit Publik”.

Sipas saj, “një nga sukseset që spikat në këtë raport është renditja e Shqipërisë në vendin e parë për transformimin digjital dhe në fushën e ofrimit të shërbimeve”.

“Udhërrëfyesi për Reformat e Mirëqeverisjes 2030 do të jetë platforma kryesore që do të orientojë thelbësisht Reformën e Administratës Publike, Reformën e Financave Publike, Shërbimet Publike, Digjitalizimin, Antikorrupsionin dhe Reformën e Decentralizimit”, tha ajo.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT: Vijojmë me investime të tjera
Artikulli tjetërFOKUS – KE dhe KiE: Paketë sanksionesh kundër Rusisë, mbështesim sovranitetin e Ukrainës