TIRANË, 22 shkurt/ATSH – I. Vata/ Partia Demokratike deklaroi sot se LSI dhe Berisha nuk e duan zbardhjen e vjedhjes 430 milionë euro.
Në një deklaratë të PD-së, thuhet se “LSI dhe Berisha vazhdojnë sulmet ndaj PD-së sepse janë kundër Komisionit hetimor të inceneratorëve”.
“Non Grata vazhdoi dje sulmet kundër Komisionit hetimor të inceneratorëve. Ata duan të mbrojnë njëri-tjetrin. Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro. Vazhdojnë ta sulmojnë: Nga një anë Rama dhe PS. Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall: Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë”, thuhet në deklaratë.
/r.e/























