Ballina Ekonomi

Eksportet e ushqimeve u rritën me 28%

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Eksportet e ushqimeve u rritën me 28 % në muajin janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT eksportet e ushqimeve u rritën nga eksporti i produkteve të peshkut të freskët dhe të përpunuar.

“Eksporti nga sektori i peshkimit u rritën me rreth 20 % ndërsa eksporti i perimeve preku shifrën e 278 milionë lekëve në janar 2022”, bën të ditur INSTAT.

Sektori bujqësisë që zë më shumë se 20 % të PBB-së dhe kontribuon me rreth 42 % të punësimit total. Ku sektor ka peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit, ndaj dhe qeveria ka adresuar mbështetje me fonde në rritje të vazhdueshme.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Non-grata vazhdon sulmet kundër komisionit hetimor
Artikulli tjetërLejoi ndërtimin e një pallati pa leje në Sarandë, arrestohet kryeinspektorja