Ballina Ekonomi

Rriten prurjet në kaskadën e Drinit, prodhimi gati 7 mijë MWh

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit kanë shënuar rritje, ndërsa prodhimi është 6800 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 230 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 267.66 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.80 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.75 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 130 m3/s, në HEC-in e Komanit 90 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 10 m3/s

Sipas të dhënave të publikuara sot nga KESH, aktualisht prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës llogaritet 6800 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 442.3 GWh.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrefishim i ndihmës ekonomike, për më shumë se 670 fëmijë pa kujdes prindëror
Artikulli tjetërMeta me avokaten Katy Faust: E përkushtuar në mbrojtje të drejtave të fëmijëve